Zbulohen formacionet zyrtare të derbit Milan-Inter, ja zgjedhjet nga Allegri dhe Chivu

- Bota Sot

Zbulohen formacionet zyrtare të derbit Milan-Inter, ja zgjedhjet nga Allegri dhe Chivu

Në orën 20:45 zhvillohet takimi i shumpritur i javës së 28-të të Serie A 2025/26, derbi i qytetit të Milanos, Milan-Inter,

Në aspektin e formacioneve, nuk ka surpriza të mëdha. Te Milan mungon Bartesaghi, ndërsa vendin e tij në krahun e majtë e zë Estupinan.

Nga ana tjetër, Interi ka në stol fillimisht Calhanoglu, me Mkhitaryan që merr vendin e tij në mesfushë.

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, humbet Thuram, por rikuperon Bonny, i cili do të luajë në sulm bashkë me Pio Esposito.

Për Milanin, dy sulmuesit kryesorë do të jenë Leao dhe Pulisic, ndërsa qendra e mesfushës do të komandohet nga Modric dhe Rabiot.

Formacionet zyrtare:

MILAN (3-5-2): Maignan; Tomori, De Ëinter, Pavlloviq; Saelemaekers, Rabiot, Modriç, Fofana, Estupinan; Leao, Pulisic.

Trajner: Massimiliano Allegri.

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Esposito, Bonny.

Trajner: Cristian Chivu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot