Genoa fiton, Roma mbetet jashtë katërshes së madhe

- Bota Sot

Genoa fiton, Roma mbetet jashtë katërshes së madhe

Skuadra e Genoa-s ka arritur tre pikë të mëdha dhe të qetësisë për në vazhdim të kampionatit në Serie A.

Genoa e ka mundur me rezultat 2:1 Romën, në takimin e javës së 28-të.  

Futbollisti Junior Messias shënoi nga penalltia në minutën e 52-të e Vitinha në të 80-tën për Genoa-n dhe Ndicka në minutën e 55-të për Romën.

Roma është tani jashtë katërshes së madhe duke u renditur në vend të pestë me 51 pikë sa ka edhe Como në të katërtin.

Genoa e zë vendin e 13-të me 30 pikë dhe është sado kudo larg zonës së rrezikut..



Lexoni të gjitha në Bota Sot