Muja gjen golin e pestë të sezonit me pretendentët për titullin!

- Bota Sot

Muja gjen golin e pestë të sezonit me pretendentët për titullin!

Sulmuesi gjen golin e pestë të sezonit me pretendentët për titullin!

Futbollisti Arbnor Muja po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin belg me fanellën e St. Truiden, klub ku u transferua gjatë verës dhe me të cilin po bëhet protagonist në garën për titull.

Në ndeshjen e sotme të ekipit të tij ndaj Sërkëll Bryzh, ishte pikërisht Muja ai i cili i dha avantazhin skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes, duke ndjekur aksionin nga e majta dhe duke finalizuar në mënyrë perfekte.

Ky ishte goli i pestë i Mujës në këtë sezon me klubin belg, duke u kthyer në një kandidat për të qenë pjesë e grumbullimit të Kombëtares në muajin mars.



Lexoni të gjitha në Bota Sot