Mourinho përjashtohet me të kuq

- Bota Sot

Mourinho përjashtohet me të kuq

Ndeshja e madhe e javës së 25-të të Primeira Liga mes Benfica-s dhe Porto-s përfundoi në barazim spektakolar 2-2, por fundi i takimit u shoqërua me tensione dhe dy kartonë të kuq.

Skuadra e drejtuar nga Francesco Farioli kishte kaluar në avantazh të dyfishtë gjatë pjesës së parë, por Benfica reagoi dhe arriti të rikthehej në lojë në pjesën e dytë.

Momenti më i nxehtë i sfidës erdhi në fund të ndeshjes, kur trajneri i Benfica-s, José Mourinho, u përjashtua me karton të kuq në minutat shtesë.

Sipas raportimeve, tekniku portugez protestoi ashpër ndaj arbitrit João Pinho pas golit të barazimit dhe u përfshi gjithashtu në një debat me anëtarin e stafit të Portos, Lucho Gonzalez. Edhe pas kartonit të kuq, Mourinho vazhdoi polemikën me gjeste në drejtim të tij.

Në të njëjtin moment u ndëshkua edhe mbrojtësi i Benficas, Nicolás Otamendi, duke e bërë fundin e sfidës edhe më të tensionuar.

Pas këtij barazimi, Benfica mbetet 7 pikë larg kreut që mbahet nga Porto dhe 3 pikë pas Sportingut të vendit të dytë. Megjithatë, Benfica shmangu një humbje të rëndë, edhe pse mbetet një mundësi e humbur për t’u afruar më shumë me rivalët në garën për titull, nëntë javë para përfundimit të kampionatit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot