Hyrje
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, si institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe, u themelua me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2015. Megjithatë, për vite me radhë ky institucion funksionoi në kushte të përkohshme dhe hapësira të marra me qira. Në këtë kontekst, vendosja e një kampusi të përhershëm dhe funksional ishte nevojë urgjente, por edhe sfidë e madhe institucionale.
Në janar të vitit 2018, në cilësinë time si Zëvendëskryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të ARMV-së, ndërmora një iniciativë-nismë të drejtpërdrejtë dhe të dokumentuar për dhënien e një pjese të kazermës “Ilinden” për nevojat e këtij universiteti. Kjo iniciativë u shndërrua në një proces ndërinstitucional me përmasa të gjera, që sot përfaqëson një prej sukseseve më të prekshme në lidhje me transformimin e hapësirave ushtarake në funksion të dijes dhe shërbimit publik.
Rrethanat dhe Iniciativa
Kazermat ushtarake të Shkupit, përfshirë kompleksin “Ilinden”, për vite të tëra kishin shërbyer si baza e forcave të armatosura. Megjithatë, me ndryshimet strukturore të ARMV-së dhe zvogëlimin e numrit të kontingjentit aktiv, disa nga hapësirat kishin mbetur jashtë përdorimit efektiv përshkak të amortizimit të objekteve dhe infrastrukturës. Njëra prej tyre ishte hapësira në pjesën jugore të kazermës “Ilinden”, pranë Ambasadës Amerikane.
Në janar të vitit 2018, pas analizave të brendshme ushtarake mbi koston e mirëmbajtjes së këtyre hapësirave të amortizuara, propozova zyrtarisht deri të Kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të ARMV-së që kjo pjesë e kazermës t’i jepet Universitetit “Nënë Tereza”. Ky propozim u miratua në mbledhjen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm, me qëllim që të fillonin procedurat e nevojshme për transferimin e pronës në funksion të arsimit publik.
Procesi Institucional dhe Dokumentet Zyrtare
Pas miratimit fillestar, kontaktova menjëherë rektorin e Universitetit, z. Aziz Pollozhani, me të cilin organizuam një vizitë në hapësirë për vlerësimin teknik dhe urbanistik të saj.
Rektori u pajtua me iniciativën por më tha se duhet të konsultohet me kryetarin e BDI-së partisë në pushtet z.Ali Ahmeti.Pas një jave në telefon personalisht mu paraqit z.Ali Ahmeti dhe përgëzoj për nismën dhe tha se këtë punë ta vazhdojë më z.Bujar Osmanin atëher zavendës kryeminister. Kjo iniciativë u përkrah nga drejtues të lartë shtetërorë dhe institucionalë, përfshirë kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin për integrime evropiane, z. Bujar Osmani, të cilët e mbështetën qartë këtë qasje të orientuar drejt zhvillimit arsimor.
Gjatë vitit 2018, u ndërmorën disa hapa zyrtarë me mbështetje të dokumentuar:
• Dokumenti 1 – Njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të ARM (12.04.2018):
“U konkludua se ajo pjesë e kazermës shkakton shpenzime të mëdha për mirëmbajtje, prandaj do të ishte e përshtatshme që ajo t’i ofrohej Universitetit të sapoformuar ‘Nëna Terezë’...”
• Dokumenti 2 – Përgjigje e Shtabit të Përgjithshëm të ARM (20.04.2018):
“Në lidhje me kërkesën e përmendur, Ju njoftojmë se Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së nuk i jep në përdorim objektet e përmendura, për arsye se ato kanë nevojë për përdorim të mëtejshëm... Ka qenë fjala për dhënien në pronësi të një hapësire të caktuar që është pjesë e kazermës ‘Ilinden’...”
• Dokumenti 4 – Kërkesë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (29.03.2018):
“Me Ligjin për themelimin e Universitetit ‘Nëna Tereza’ në Shkup, të miratuar në vitin 2015, u themelua universiteti me të njëjtin emër. Pasi që aktualisht është i vendosur në hapësira për të cilat paguhet qira, Universiteti po mundohet të gjejë një hapësirë ku mund të vendoset...”
• Dokumenti 6 – Qëndrim i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së (2018):
“Nga inspektimi i kryer u konstatua se hapësira mundëson ndërtimin e objekteve për nevojat e Universitetit ‘Nëna Tereza’. Nëse kjo hapësirë do t’i jepet për atë qëllim, në këmbim, një pjesë e mjeteve financiare të destinuara për ndërtimin e objekteve të universitetit do të transferoheshin në Ministrinë e Mbrojtjes – ARM...”
Rezultati: Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza”
Falë këtij procesi të mirëkoordinuar ndërmjet Forcave të Armatosura, Ministrisë së Arsimit, Qeverisë dhe vetë Universitetit, ish-kazerma “Ilinden” sot është transformuar në një qendër arsimore bashkëkohore. Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” është një realitet, ku studjojnë mijëra studentë nga komunitete të ndryshme, dhe ku zhvillohen aktivitete shkencore, akademike dhe kërkimore.
Simbolika e Kontributit
Ka pak ndjesi më të forta se të jesh dëshmitar i transformimit të një hapësire ushtarake në një qendër të dijes. Zyra ime ushtarake e dikurshme, sot është zyra e një dekani fakultetit juridik ku kam nderin të ligjëroj për brezat e rinj.
Ky proces përfaqëson më shumë se një zhvendosje fizike – është një simbolikë e fuqishme e kalimit nga epoka e izolimit në epokën e dijes, dhe e shndërrimit të mjeteve të kontrollit në mjete për liri intelektuale.
Mësime dhe Porosi
Ky rast dëshmon fuqishëm se:
• Iniciativa individuale e bazuar në përgjegjësi profesionale mund të sjellë ndryshime të qëndrueshme institucionale.
• Besimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi ndërsektorial janë elemente kyçe për sukses.
• Ushtria dhe arsimi mund të bashkëjetojnë për të mirën e përbashkët të shoqërisë.
Në fund, dëshiroj të theksoj se çdo institucion duhet të njohë dhe të vlerësojë kontributet e atyre që punojnë përtej mandatit formal, në shërbim të interesit kombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Falënderim dhe Reflektim Personal
Në më shumë se pesë vite që nga fillimi i këtij procesi, janë mbajtur shumë promovime publike dhe paraqitje politike për vendosjen e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”.Dhe me datë 08.03.2026 u vendos gurthemeli i këti universiteti dhe emri im as qe u përmënd por jamë shumë i bindur se pa inicijativën time ata qe reklamohen nuk as nuk e kanë ditë qe eksiston një hapsirë e tillë. Megjithatë, deri më sot, askush prej aktorëve politikë nuk e ka përmendur emrin tim, ndonëse iniciativa dhe nxitja e këtij procesi kanë qenë rezultat i kontributit tim profesional, institucional dhe personal.
Për herë të parë, emri im u përmend nga z. Bujar Osmani, ish-zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane,gjatë kampanjes për kryetar të kominës së Çairit jo si kontribus por vetem qe është takur me mua edhe pse ishte rregulluar çdosend nga unë personalisht.
Ky moment nuk është vetëm një akt personal – është një mesazh për të gjithë shoqërinë dhe institucionet:
Njohja e meritave nuk është luks, por detyrim moral e institucional për një shoqëri të drejtë.