Gjermanët nuk po ngopen me donerë kebabë, ani se çmimi i tyre është rritur

- Bota Sot

Gjermanët nuk po ngopen me donerë kebabë, ani se çmimi i tyre është rritur

Gjermanë janë dashuruar pas doner kebabëve. Kërkesa e tyre për këtë lloj ushqimi të shpetë po rritet pavarësisht rritjes së çmimeve për këtë ushqim të shpejtë, sipas një sondazhi të ri.

Çmimi mesatar në nivel vendi për një buke jo edhe aq ë madhe të mbushur me mish pule ose mish të kuq dhe sallatë, vitin e kaluar ishte 6.70 euro. Kjo është 47% më shumë se më 2021, kur çmimi ishte 4.85 euro, raporton instituti i hulumtimit të opinionit YouGov, përcjellë DPA, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, numri i porosive është rritur me 15% gjatë së njëjtës periudhë, që është një rritje mbi mesataren për kebabët, sipas studimit.

Sondazhi i realizuar në vitin 2025 zbuloi se rreth një në tre persona në Gjermani hanë doner kebab të paktën një herë në muaj (35%). Kjo përfshin si versionet me mish ashtu edhe ato pa mish.

“Kebabi po forcon pozicionin e tij si një klasik rezistent ndaj krizave,” tha studiuesi i tregut në YouGov, Sebastian Ëalter, duke theksuar megjithatë një nuancë në shifra.

Numri i blerësve ka rënë paksa ndërmjet viteve 2021 dhe 2025, por klientët që kanë mbetur po porosisin më shpesh, sipas panelit të konsumatorëve të YouGov, i cili regjistron blerjet e më shumë se 7,000 personave të moshës 16 deri në 69 vjeç.

Së bashku me currywurst, kebabi është një nga ushqimet e shpejta më të preferuara në Gjermani. Zinxhirë si Haus des Döners dhe Mangal Döner kohët e fundit kanë zgjeruar ndjeshëm rrjetin e tyre të degëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot