Nazmi Gripshi futet në formacionin e javës në Premier League të Rusisë

- Bota Sot

Nazmi Gripshi futet në formacionin e javës në Premier League të Rusisë

Futbollisti shqiptar, Nazmi Gripshi gjeti golin e parë me Rubin Kazan në fundjavë.

Ishte minuta e 24-të, kur lojtari i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetën e Krasnodarit.

Gripshi mori topin në mesfushën kundërshtare, dhe pasi shkoi përballë portierit rival ku nuk gaboi.

Në fund u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Por ky nuk është vlerësimi i vetëm për atë.

Ai është zgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligën ruse. Gripshi është vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot