Norris: Gara në Australi ishte kaotike

- Bota Sot

Norris: Gara në Australi ishte kaotike

Botërori i Formula 1 ka nisur mes shumë polemikave në lidhje me rregullat e reja që po zbatohen këtë vit. Një nga temat e garës së Australisë, ku u bënë 120 parakalime, krahasuar me 45 vitin e kaluar, lidhet me drejtimin e makinave, dukshëm ndryshe nga ai që është parë deri më tani.

Manovrat e parakalimit në veçanti janë vënë nën shqyrtim nga vetë pilotët, të cilët e kanë gjetur veten duke u përballur me një mënyrë të re për t’iu afruar rivalëve të tyre në pistë. Lando Norris, i cili e kishte kundërshtuar Max Verstappen për kritikat e tij gjatë parasezonit, tani ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimin e tij.

“Gara ishte shumë kaotike. Do të ketë një përplasje të madhe dhe kjo do të jetë për të ardhur keq, diçka do të shkojë tmerrësisht keq. Nuk jemi në një pozicion të rehatshëm dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë.

Gjithçka është shumë artificiale dhe varet nga ajo që vendos njësia e fuqisë, ndonjëherë shumë rastësisht”, tha Norris.

Kampioni i botës, që e mbylli këtë garë në vendin e pestë, shtoi: “Ndonjëherë të kalojnë pesë makina dhe nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Nuk ka kuptim të thuash më shumë, por nuk është për mua. Në varësi të asaj që bën secili pilot, mund të kesh ndryshime prej 30, 40 ose 50 km/orë”.

“Nëse godet një makinë me këtë diferencë fluturon, përplasesh në gardhet dhe lëndohesh rëndë dhe rrezikon të lëndosh edhe të tjerët. Dhe është një gjë e tmerrshme për t’u menduar”, tha Norris.



Lexoni të gjitha në Bota Sot