Rabotniçki sfidohet nga Arsimi

- Bota Sot

Rabotniçki sfidohet nga Arsimi

Çdo ndeshje për klubin Rabotniçki është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe sot në orën 14.00 do të sfidohet nga skuadra shqiptare Arsimi në kuadër të elitës së futbollit të Maqëedonsië së Veriut.

"Jemi të motivuar për të fituar tre pikët.

E dimë se cili është pozicioni ynë në tabelë, vetëm fitorja është e vlefshme për ne në ndeshjen e sotme.

Arsimi ka një ekip cilësor, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të ushtrojmë presion për pikët.

Besoj se mund ta arrijmë qëllimin tonë dhe të vazhdojmë luftën për mbijetesë", - tha Suhelj Muharem, sulmuesi që pritet të shënojë gola.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Arsimit do të luhet sot në orën 14:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” dhe është e javës së 22-të në Ligën e Parë, e cila do të kompletojë edhe javën në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot