Turqia qon “Patriot” afër Iranit, e mbron Qipron Turke me 6 avionë F-16

- Bota Sot

Turqia qon “Patriot” afër Iranit, e mbron Qipron Turke me 6 avionë F-16

Turqia po bëhet gati ta mbrojë veten, por edhe republikën Turke të Qipros, në rast se siguria e të dyjave kërcënohet.

Për këtë, Ankaraja zyrtare dërgoi sot avionë e sisteme të mbrojtjes ajrore në pjesën turke të Qipros.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe si pjesë e planeve të projektuara në faza për të rritur sigurinë e Republikës Turke të Qipros Veriore, që nga sot janë vendosur gjashtë avionë luftarakë F-16 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Republikën Turke të Qipros Veriore”, thuhet në një njoftim të ministrisë së mbrojtjes së Turqisë, përcjellë KosovaPress.

E njëjta ka thënë se bazuar në vlerësimet e zhvillimeve, masa shtesë do të vazhdojnë të ndërmerren nëse konsiderohen të nevojshme.

E nevojshme u pa edhe emergjenca për të shtuar sigurinë edhe në lindje të vendit. Ministria e mbrojtjes tha se në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, po ndërmerren masat e nevojshme për të siguruar kufijtë dhe hapësirën tonë ajrore, ndërsa po zhvillohen konsultime me NATO-n dhe aleatët tanë.

“Përveç masave kombëtare që kemi ndërmarrë, NATO ka rritur gjithashtu masat për mbrojtjen ajrore dhe kundër raketave. Në këtë kuadër, një sistem “Patriot” është vendosur në Malatya për të mbështetur mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore” thuhet në një njoftim tjetër të këtij institucioni me bazë në Ankara. “Duke ruajtur kapacitetet e saj të mbrojtjes dhe sigurisë në nivelin më të lartë, vendi ynë do të vazhdojë të vlerësojë zhvillimet në bashkëpunim dhe konsultim me NATO-n dhe aleatët tanë, si dhe të angazhohet për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Këto njoftime e vendime vijnë kur tensionet kanë eskaluar si pasojë e luftës në Iran, vend ky që më 28 shkurt u sulmua nga Izraeli e Amerika. Këto dy shtete po vazhdojnë ende të bombardojnë caqe në Republikën Islamike. Kjo e fundit është kundërpërgjigjur suke sulmuar Izraelin dhe baza ushtarake amerikane ne vendet e rajonit përreth.

Edhe Qipro është përmendur si një cak i mundshëm për raketat iraniane.

Për këtë arsye, Greqia i ka ofruar asistencë siguria ishullit të vogël në Mesdhe, duke dërguar, disa avionë F-16V të cilët kanë ateruar në Aeroportin Paphos të pjesë greke të Qipros



Lexoni të gjitha në Bota Sot