Mbappe nuk ia del dot

- Bota Sot

Mbappe nuk ia del dot

Tashmë është zyrtare: ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në “Santiago Bernabéu”.

Arsyeja është problemi i vazhdueshëm me gju nga i cili po e mundon, konfirmojnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Mbappé nuk është stërvitur me ekipin ditët e fundit dhe, për pasojë, do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, duke i mbështetur shokët e tij, por pa mundur të kontribuojë në fushë.

Sulmuesi francez do të mundohet të jetë gati për ndeshjen e kthimit më 17 mars, por për momentin klubi nuk dëshiron ta rrezikojë rikthimin e tij dhe përqendrohet te shëndeti i tij afatgjatë.

Kjo është një goditje e madhe për Real Madridin në njërën prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, pasi Mbappé është edhe golashënuesi kryesor i klubit këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot