Njihuni me çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

- Bota Sot

Njihuni me çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kështu Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo kanë mësuar kundërshtarin e tyre në këtë fazë të Kupës.

Goglat rezervuan përballje interesante, teksa fati vuri përballë Dinamo - Vllaznia dhe Egnatia - Elbasani. Ndeshjet e para Dinamoi dhe Egnatia do ti luajnë në shtëpi, ndërsa ato të kthimit në transfertë.

Duele këto shumë vendimtare, të cilat do të luhen me sistemin vajtje – ardhje.

Ndëkrohë ndeshjet e para do të luhen 8 prill ndërsa më 22 prill janë parashikuar të zhvillohen duelet e kthimit.

NDESHJET GJYSMËFINALE:

DINAMO - VLLAZNIA 

EGNATIA - ELBASANI



Lexoni të gjitha në Bota Sot