Shaban Memeti merr ftesë nga Maqedonia U-20!
Futbollisti Shaban Memeti do të jetë pjesë e Maqedonisë U-20 për ndeshjen kontrolluese ndërkombëtare kundër Lihtenshtajnit, në terrenin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së në Shkup.
Sulmuesi i ri nga Kumanova, i cili është pjesë e Arsimit nga Çegrani, ishte pjesë e Maqedonisë U-20 edhe në ndeshjen e parë që u luajt në Vaduz, e ku të besuarit e trajnerit Aleksandar Tanevski fituan bindshëm me rezultat 3:0.
Ndeshja miqësore mes Maqedonisë U-20 dhe Lihtenshtajnit U20 do të zhvillohet të mërkurën dhe do të fillojë në ora 18:00.