Sulmuesi anglez po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm

- Bota Sot

Sulmuesi anglez po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm

Nëse ka një lojtar që e përmbledh fuqinë sulmuese të Bayern Munichut këtë sezon, ai është pa dyshim Harry Kane.

Sulmuesi anglez po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, me plot 45 gola në 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet, shifra që e tregojnë qartë ndikimin e tij në lojën e bavarezëve.

Vetëm në kampionat ai i ka realizuar 30 gola në 24 ndeshje, duke qenë pika kryesore e referimit në repartin ofanziv të skuadrës.

Kur Kane është në fushë, Bayerni bëhet shumë më i rrezikshëm dhe më efikas para portës kundërshtare.

Shifrat e tij nuk janë vetëm të jashtëzakonshme për këtë sezon, por edhe historike.

Kane është bërë anglezi i parë pas 94 vitesh që e arrin kuotën e 45 golave në një sezon, një arritje që e tregon nivelin e jashtëzakonshëm të tij këtë vit.

Për këtë arsye, prania ose mungesa e tij në formacion e bën një diferencë të madhe për Bayernin.

Sulmuesi 32-vjeçar është lider i padiskutueshëm i repartit ofanziv dhe lojtari që shpesh e vendos fatin e ndeshjeve me golat e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot