Rodrygo i nënshtrohet operacionit, synon rikthimin në janar 2027

- Bota Sot

Rodrygo i nënshtrohet operacionit, synon rikthimin në janar 2027

Sulmuesi brazilian Rodrygo ka konfirmuar se i është nënshtruar me sukses një operacioni pas një dëmtimi serioz në gju.

Futbollisti pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe dëmtim të meniskut të jashtëm, lëndime që kërkojnë një periudhë të gjatë rikuperimi. Pas operacionit, lojtari publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku tregoi vendosmërinë për t’u rikthyer më i fortë.

“Sot lindi një Rodrygo i ri. Nga tani është një Rodrygo i ri” - shkroi Rodrygo

Sipas planit të rikuperimit, braziliani pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj, me shpresën që të rikthehet në dispozicion rreth janarit të vitit 2027.

Ky dëmtim është një goditje e madhe si për lojtarin ashtu edhe për klubin e tij, Real Madrid, pasi Rodrygo është një nga lojtarët kyç të skuadrës në repartin ofensiv.

Megjithatë, mesazhi i tij ka dhënë shpresë për tifozët, duke treguar se ai është i përqendruar plotësisht në rikuperimin dhe rikthimin në formën më të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot