Fitorja i dedikohet Dashmir Elezit

- Bota Sot

Fitorja i dedikohet Dashmir Elezit

Skuadra e Rabotniçkit këtë pasdite në fushën e tyre, në “Todor Proeski Arena”, në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 22-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës shqiptare Arsimi.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Manojlov në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 66-të, duke i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës vendase.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Rabotniçkit realizuan një fotografi kolektive dhe ia dedikuan fitoren bashkëlojtarit të tyre Dashmir Elezi, i cili së fundmi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Në anën tjetër, Arsimi ka përkeqësuar bilancin në tabelën e klasifikimit duke mbetur në vendin e tetë me 26 pikë.

Ndërkohë, Rabotniçki vazhdon të mbetet në vendin e 11-të me 16 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot