Ishte më i shtrenjti te Teuta

- Bota Sot

Ishte më i shtrenjti te Teuta

Mesfushori brazilian Higor Vidal ka njoftuar në rrjetet sociale prezantimin te ekipi i Shijiazhuang Gongfu. Skuadra bardheblu militon në ligën e dytë për nga rëndësia në Kinë.

Vidal u transferua gjatë merkatos së verës (2025-të) te Teuta, ndërsa nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi, 29-vjeçari zhvilloi 10 paraqitje, e përkthyer me vetëm 1 gol.

Higor Vidal erdhi me mjaft “bujë” te skuadra durrsake, por kurrë nuk mundi të bëjë diferencën.

Sipas “Transfermarkt”, kartoni i mesfushorit të avancuar shkon deri në 400 mijë euro (para se të largohej nga Teuta, Vidal ishte më i shtrenjti te ekipi durrësak).



Lexoni të gjitha në Bota Sot