Kombëtarja dhe Sylvinho në “luftë” me kohën

- Bota Sot

Kombëtarja dhe Sylvinho në “luftë” me kohën

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, ka më shumë se 1 muaj që nuk luan, kjo për shkak të problemeve fizike.

Nga klubi i Burnley, nuk ka asnjë deklaratë për gjendjen fizike të 25-vjeçarit, duke sjellë “panik” për Shqipërinë dhe trajnerin Sylvinho.

Para disa javësh, “timonieri” i Burnley Scott Parker, tha se Broja vuante nga disa shqetësime fizike, ama ka kaluar goxha ditë dhe nuk ka zhvillim konkret.

Mediumi “Transfermarkt”, jep përditësim për rikthimin e Armando Brojës. Bëhet fjalë për datën 16 mars, çka do të thotë se shqiptari mund të jetë gati për ndeshjen Fulham – Burnley, java e 31-të në Premier League.

Mbetet enigmë nëse trajneri Sylvinho, do e ftojë Brojën për fazën “Play-Off” të Botërorit, teksa sulmuesi vjen nga një kohë e gjatë jashtë fushave të blerta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot