Maqedonia U-16 e Ilami Isejnit do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Letonisë

- Bota Sot

Maqedonia U-16 e Ilami Isejnit do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Letonisë

Maqedonia U1-6 (gjenerata 2010), e udhëhequr nga trajneri Iljami Isejni, do të luajë dy ndeshje miqësore kundër ekipit kombëtar të Letonisë.

Që të dyja ndeshjet do të luhen në Shkup, në kompleksin stërvitor “Petar Miloshevski”, më datat 11 dhe 13 mars, duke filluar nga ora 13:00.

Në prag të këtyre dy takimeve, trajneri i kësaj gjenerate, Ilami Isejni, ka ftuar lojtarët e mëposhtëm:
Portierë: Dimitar Petrov (AP Brera), Luka Spaseski (Struga Trim Lum), Ilan Memeti (Lozanë, Zvicër);
Mbrojtës: Ejser Fetai (Arsimi), Marko Petrovski (Pelister), Filip Gjorgjioski (Vardar), Adrian Veleski (Vardar), Mihajlo Pavlov (Crvena Zvezda, Serbi), Ilija Aksentiev (Makedonija Gj.P.), Amar Akiki (Shkendija), Mitko Stojanov (AP Brera);

Mesfushorë: Dalibor Markoviq (GP Maqedonia), Aulon Kurtishi (Shkendija), Lis Imeri (Rabotniçki), Aleksandar Polimac (IMT, Serbi), Marin Krstevski (Crvena Zvezda, Serbi), Ognen Sivevski (Makedonija Gj.P.), Blagoja Sedloski (Skopje), Matej Boçeski (Makedonija Gj.P.), Dardan Ademi (KF Arsimi);

Sulmues: Kosta Georgievski (Grafiçar, Serbi), Stefan Ristiç (Partizan, Serbi), Medin Emini (Koshice, Sllovaki).



Lexoni të gjitha në Bota Sot