Gazetari polak ngacmon Shqipërinë: Benfica është më e mirë

- Bota Sot

Gazetari polak ngacmon Shqipërinë: Benfica është më e mirë

Polonia do të përballet me Shqipërinë në datën 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play - Off të Botërorit. Ekipi që do të fitojë, do të përballet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Ndërkohë si në Shqipëri ashtu edhe në Poloni, ambienti po zien për një futbollist, ku të gjithë e kërkojnë dhe janë kthyer kundër trajnerit. Në vendin tonë kjo po ndodh me Ernest Muçin, i cili është kthyer në heroin e Trabzonsporit dhe po zhvillon performanca të jashtëzakonshme.

Nga krahu tjetër, në Poloni janë të dashuruar marrëzisht pas 17-vjeçarit të Portos, Oskar Pietuszeëski.

Ky talent i madh është rritur në Poloni, te Jagelonia dhe tani po shpërthen në Portugali, teksa dje ka realizuar gol në ndeshjen Benfika-Porto. Për specialistët e futbollit, Oskar do të jetë një prej atyre lojtarëve të shumtë që dalin nga Porto dhe më pas i bashkohen ekipeve si Real Madridi, Barcelona apo Manchester City.

Të gjithë janë të sigurtë se ky talent është një yll i madh i futbollit, por jo trajneri i Polonisë. Duke parë moshën e vogël, vetëm 17-vjeç, aktualisht tekniku i polakëve është kundër këtij afrimi. Mediat polake kanë raportuar se Oskar nuk është pjesë e planeve të Kombëtares për ndeshjen me Shqipërinë, megjithëse ngelet të shihet nëse do të ndryshojnë planet deri në fund.

Komentatori dhe gazetari i njohur në Poloni, Mateusz Borek, e ka komentuar me shumë nënvlerësim ndeshjen me Shqipërinë. “Për mua është një ndeshje kyçe, ku Oskar mund të vijë në skuadër.

Nëse më pyet mua personalisht, Benfica që ai i shënoi gol, është një ekip shumë më i mirë se Shqipëria. Do të jemi në një stadium të ngrohtë, të stërmbushur, ku do të dominojmë dhe Oskar do ta tregonte veten mirë”, tha gazetari polak.

Pra në kryefjalën e gazetarit polak, Benfica është një ekip shumë më i mirë se gjithë Kombëtarja e Shqipërisë. Sigurisht që edhe Benfica nuk mund të quhet një ekip i dobët, por kurrsesi më i mirë se gjithë ekipi i Shqipërisë kur lojtarët tanë janë me shumicë në Serie A, por gjithashtu gjenden edhe në Premier League apo Turqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot