Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani

- Bota Sot

Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani

Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes, vendi është sulmuar katër herë nga Irani.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Ita Gani po ashtu tha se situata në Izrael është edhe më e vështirë, pasi sipas saj, paralelisht po sulmon edhe Hezbullahu i Libanit.

“Situata vazhdon të jetë e vështirë. Mbrëmë natën kemi pasur katër sulme nga Irani dhe ajo që e bën ndryshe këtë luftë në këtë moment, kemi edhe Hezbullahun e Libanit që paralelisht gjuan në veri të Izraelit.

Ndryshimi i madh në këtë luftë është se Izraeli lajmëron njerëzit në vendet ku sulmon”, u shpreh Ita Gani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot