Deçiqi kthehet me pikë të plota nga Berane

- Bota Sot

Deçiqi kthehet me pikë të plota nga Berane

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi, kthehet me pikë të plota nga stadiumi Berane.

Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Jezeros, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit malazez.

Tre pikë që e mbajnë në rrugën për kreun e tabelës.

Për vendasit shënoi Edis Rexhepagiq në minutën e 84-të dhe për Deçiqin Asmir Kajeviq në minutën e 2-rë dhe Andrej Bajoviq në atë të 5-tën.

Deçiqi renditet në vend të tretë me 39 pikë dhe ka 7 më pak se lideri Sutjeska. Jezero është në pozitën e pestë me 34 pikë të grumbulluara,.



Lexoni të gjitha në Bota Sot