Eden Hazard kritikon VAR-in: Po ia zbeh emocionin futbollit

- Bota Sot

Eden Hazard kritikon VAR-in: Po ia zbeh emocionin futbollit

Ish-futbollisti i Real Madrid, Eden Hazard, ka shprehur kritika ndaj sistemit të arbitrit me video, VAR, duke thënë se ai po ia zbeh emocionin futbollit.

Në një deklaratë të tij, Hazard theksoi se do të preferonte që ky sistem të hiqej nga futbolli, pasi sipas tij ndërhyrja e teknologjisë shpesh e prish spontanitetin e lojës.

Ish-sulmuesi belg u shpreh se VAR jo vetëm që e zgjat procesin e vendimmarrjes, por gjithashtu ua prish momentin e festës futbollistëve dhe tifozëve.

Sipas tij, shpesh ndodh që një gol i bukur të mos festohet menjëherë, pasi lojtarët dhe tifozët duhet të presin disa minuta për të mësuar nëse goli do të pranohet apo jo.

Hazard theksoi se futbolli gjithmonë ka pasur një element të padrejtësisë, i cili sipas tij i jep njëfarë “sharmi” lojës, edhe pse jo gjithmonë është i pranueshëm për tifozët kur vendimet shkojnë kundër ekipit të tyre.

Megjithatë, ai pranoi se teknologjia synon ta bëjë lojën më të drejtë, por shtoi se ndërhyrja e saj mund të largojë dramën dhe spontanitetin që e bëjnë futbollin tërheqës për lojtarët dhe tifozët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot