Portieri i Bayernit humbet ndeshjen e kthimit në Champions

- Bota Sot

Portieri i Bayernit humbet ndeshjen e kthimit në Champions

Jonas Urbig pësoi një tronditje në kokë dje, ndërsa Bayern Mynih po luante përballë Atalantës. Për këtë pritet që të duhen deri në 10 ditë, që të rikthehet në fushë.

Po luhej minuta e fundit e ndeshjes së Champions, kur Urbig doli për të ndalur një krosim.

Përplasja me kokë erdhi me Nikola Kristoviç, ndërsa Mario Pasaliç dërgoi topin në rrjetë.

Urbig duhet të transportohej menjëherë në spital. Kështu e sigurt është që nuk do të luajë takimin e kthimit me Atalantën.

Sfida në Mynih do të jetë një formalitet. Fitorja 1 me 6 në Itali bën që kualifikimi në çerekfinale të jetë çështje e mbyllur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot