Klubet italiane bëhen gati

- Bota Sot

Klubet italiane bëhen gati

Klubet italiane po bëhen gati t’i hapin dyert sulmuesit holandez Xhoshua Zirkze këtë verë, pasi futbollisti ka vendosur t’i jap përfundimisht lamtumirën Mançester Junajtid.

Futbollisti 24-vjeçar ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar në këtë sezon “djajtë e kuq” dhe kjo ka shkatërruar shanset e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës me Holandën.

Ndaj tashmë largimi i tij nga klubi është i pashmangshëm pasi edhe ai e ka kuptuar se cilësohet i tepërt aty.

Junajtid e bleu atë nga Bolonja për 36,5 milionë paund dy vite më parë, por tashmë do ta lejojë të largohet për një shifër shumë më të ulët duke pasur parasysh se vlera e tij ka rënë nga këto vite ku ai nuk është shfaqur në lartësinë e duhur.

Emri i Zirkze qarkullon rregullisht në klubet italiane, me Juventusin e Romën më të interesuar për futbollistin, por edhe me Interin e Milanin që e shohin si një alternativë shumë interesante për repartin e avancuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot