Kërnaja arkitekti i Partizanit të titullit

- Bota Sot

Kërnaja arkitekti i Partizanit të titullit

Oltijon Kërnaja mund të thuhet se është padyshim çelësi i suksesit të Partizanit.

Tekniku 39-vjeçar e mori drejtimin e të kuqve, kur këta të fundit pothuajse kishim humbur çdo shpresë.

Ndërkohë që momentalisht, “Demat” mbajnë vendin e katërt në tabelë dhe janë futur seriozisht në garë për titullin kampion. Kërnaja mund të quhet arkitekti i këtij ekipit dhe suksesi.

Ai i ka drejtuar deri më sot të kuqtë në 24 ndeshje, prej të cilave ka humbur vetëm 6, teksa 5 të tjera kanë përfunduar në barazim. Vlen të përmendet se nga 24 ndeshje, Kërnaja ka fituar plot 13, duke marrë parasysh që nga mbijetesa, kaluan në një tjetër faqe.

Gjithashtu, ekipi i Kërnajës di edhe të shënojë gola. Nën drejtimin e Partizanit, të kuqtë kanë shënuar 31 gola, ndërsa kanë pësuar 21. Me golat “lumë” dhe fitore radhazi, duket se Kërnaja dhe Partizani do të shkojnë shumë lart.



Lexoni të gjitha në Bota Sot