Luis Enrique e komenton fitoren e madhe të PSG-së ndaj Chelseat

- Bota Sot

Luis Enrique e komenton fitoren e madhe të PSG-së ndaj Chelseat

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique e ka komentuar fitoren e madhe të skuadrës së tij me rezultat të thellë 5-2 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por mendoj se të gjithë janë shumë të kënaqur.

Rezultati ishte i shkëlqyer, por besoj se ishte një ndeshje shumë e fortë”, u shpreh fillimisht trajneri spanjoll.

“Të dyja skuadrat donin të luanin futboll. Ishte e komplikuar, por mendoj se e merituam ta fitojmë këtë ndeshje”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.

“Blues” e barazuan dy herë rezultatin, por më pas kampionët aktualë evropianë ishin të frikshëm duke shënuar edhe tri herë për ta siguruar një kapital të lartë para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet në “Stamford Bridge” pas një jave..



Lexoni të gjitha në Bota Sot