Vritet 13-vjeçarja nga babai në Turqi, trupi u gjet pas 10 ditësh! Autori i jep fund jetës

- Bota Sot

Vritet 13-vjeçarja nga babai në Turqi, trupi u gjet pas 10 ditësh! Autori i jep fund jetës

Vrasja e një vajze 13-vjeçare nga babai i saj ka tronditur Turqinë. E mitura Zehra Uzum nga Eskisehir ishte zhdukur 10 ditë më parë dhe trupi i saj u gjet i varrosur në një kopsht. Babai i saj, Abdulrazak gjithashtu humbi jetën pasi u vetëvra dy ditë pas zhdukjes së fëmijës.

Më 2 mars familja e raportoi 13-vjeçaten të zhdukur në polici. Policia po kërkonte 13-vjeçaren me ndihmën e qytetarëve.

Dy ditë më vonë, më 4 mars, babai i saj, Abdulrazak Uzum, kreu vetëvrasje duke u varur. Pas këtij incidenti, hetimi u përqendrua te babai, me bisedat e tij telefonike nën shqyrtim, ndërsa policia kërkoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Nga provat që mblodhën, policia e gjurmoi babain dhe, duke gërmuar në kopshtin e shtëpisë së tij në zonën rurale të Asagıkartal, gjeti trupin e 13-vjeçares.



Lexoni të gjitha në Bota Sot