Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

- Bota Sot

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një njoftimi.

Sipas Vitisë ky lajm jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna

Postimi i plotë:

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

🤰Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë.

🫶🏻 Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot