Shkëndija mburret me këta lojtarë

- Bota Sot

Shkëndija mburret me këta lojtarë

Paraqitjet e shkëlqyeshme me kuqezinjtë bëjnë që Imran Fetai të merr ftesë debutuese nga Maqedonia e Veriut A.

Në fakt, janë disa futbollistë të Shkëndijës që kanë marrë ftesa për t’iu bashkuar ekipeve të tyre përfaqësuese gjatë dritares ndërkombëtare të muajit mars. 

“Seleksionuesi i A i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski, ka ftuar mesfushorin Reshat Ramadani dhe mbrojtësin Imran Fetai për dy ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen në fund të muajit. Maqedonia e Veriut do të përballet me Danimarkën më 26 mars në Kopenhagë dhe me Irlandën ose Çekinë më 31 mars në Dublin ose Pragë.

Për Ramadanin kjo është një tjetër ftesë në përfaqësuesen A, ndërsa për Imran Fetain bëhet fjalë për grumbullimin e parë, që vjen pas një sezoni shumë të suksesshëm me Shkëndijën si në kampionatin vendor ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku skuadra kuqezi shkroi histori në UEFA Conference League.

Ndërkohë, portieri Baboucarr Gaye është ftuar nga përfaqësuesja e Gambisë për një kamp stërvitor ndërkombëtar që do të zhvillohet nga 23 deri më 31 mars, periudhë që do të mbyllet me një ndeshje miqësore ndaj Senegalit në Dakar.

Ftesë për angazhime ndërkombëtare ka marrë edhe Ronaldo Webster, i cili është përfshirë në listën përfundimtare të përfaqësueses së Xhamajkës për fazën kontinentale të “play-off”-it drejt Kupës së Botës 2026, që zhvillohet nga 23 marsi deri më 1 prill.

Në ndërkohë, nga përfaqësuesja U20 e Maqedonisë së Veriut ishin ftuar edhe Anes Meliqi dhe Numan Ajeti, ndërsa pjesë e këtij cikli ishte edhe Armir Isa, i cili aktualisht luan në formë huazimi te Skopje. Megjithatë, për shkak të angazhimeve me klubin dhe faktit se bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, Meliqi dhe Ajeti nuk arritën t’i bashkohen grumbullimit, ndërsa Isa ishte pjesë e aktivitetit të përfaqësueses.

Ftesat e shumta nga ekipet përfaqësuese konfirmojnë edhe një herë formën e mirë dhe kontributin e futbollistëve të Shkëndijës në skenën vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet nga Shkëndija.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot