Gjigantët e Europës pas talentit të Stuttgartit

- Bota Sot

Gjigantët e Europës pas talentit të Stuttgartit

Talenti i ri gjerman, Finn Jeltsch, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin europian.

Mbrojtësi i ri i Stuttgart-t, i lindur në vitin 2006, po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në formacionin e ekipit gjerman dhe tashmë është kthyer në një nga zbulimet më interesante të sezonit.

Jeltsch ka qenë titullar në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Stuttgart-it, duke qëndruar në fushë deri në fund të takimeve. Në total, gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me mbi 2050 minuta aktivizim dhe një asist në statistikat e tij.

Performancat e qëndrueshme kanë bërë që klubet e mëdha të Europës të kthejnë sytë nga mbrojtësi i ri.

Sipas raportimeve të ‘TeamTalk’, dy gjigantë të Premier League, Liverpool dhe Arsenal, po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit dhe mund të tentojnë ta transferojnë gjatë merkatos së verës.

Megjithatë, gara për Jeltsch nuk është e kufizuar vetëm në Angli. Edhe Bayern-i është në ndjekje të tij, duke mbajtur traditën për të investuar te talentet e reja që rriten në futbollin gjerman.

Nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimi, Finn Jeltsch pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e ardhshme, ndërsa Stuttgart-i mund të përballet me presionin e madh të klubeve elitare që duan të sigurojnë shërbimet e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot