Maqedonia U20 mundi sërish Lihtenshtejnin!

- Bota Sot

Maqedonia U20 mundi sërish Lihtenshtejnin!

Maqedonia U-20 e udhëhequr nga trajneri Aleksandar Tanevski, brenda një periudhe të shkurtër ka arritur që të shënojë edhe fitoren e dytë kundër Lihtenshtejnit.

Pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën e kundërshtarit me datë 3 dhjetor të vitit të kaluar, të mërkurën të përzgjedhurit e trajnerit, Tanevski, shënuan fitore minimale, 1:0.

Ndeshja u vendos në minutën e 34-të, kur pas një goditjeje nga këndi para portës kundërshtare, Luka Atanasovski u tregua shumë i shkathtë, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores për shpresat futbollistike të vendit.

Përkundër edhe disa rasteve tjera të krijuara, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, goli mungoi nga ana e “verdhekuqve”, ashtu që ndeshja e dytë miqësore kundër Lihtenshtejnit, për dallim nga ajo në fushën e këtyre të fundit, në Shkup, u mbyll me vetëm një gol të shënuar. 

Formacioni: Ljupçe Xhekov, Marko Stojilevski, Andrej Velkov, Ilija Masllarov, Numan Ajetoviq, Adis Murati, David Mateski, Narun Nezirovski, Nikolla Veliçkovski, Sejdo Durakov, Dimitar Danev;

U inkuadruan: David Iloski, Miço Popovski, Viktor Dellov, Armir Isa, Andrej Stojanovski, Teo Sandev, Igli Hasani, Shaban Memeti, Ilir Sherifi, Agan Sulimani, Nikolla Filevski.



Lexoni të gjitha në Bota Sot