Gyokeres duhet të përmirësohet në aspektin teknik

- Bota Sot

Gyokeres duhet të përmirësohet në aspektin teknik

Ish-lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares së Suedisë, Anders Limpar, ka folur për performancën e sulmuesit Viktor Gyokeres.

Limpar mendon se për të bërë diferencën dhe për të fituar vendin e parë si numër 9 në ‘Emirates’, Gykokeres duhet të përmirësohet në aspektin teknik të lojës së tij.

“Shpesh e shohim topin të ikë nga ai”, tha Limpar.

“Ai duhet të punojë më shumë në anët teknike të lojës së tij.

Sipas mendimit tim, Gabriel Jesus nuk është afër Viktorit në aftësinë për të shënuar gola, por në anën tjetër

, Viktor nuk i afrohet Jesus-it në aspektin teknik. Ai është shumë i rrjedhshëm me topin, e pranon mirë dhe e bën ekipin të luajë. Kemi parë këtë te Jesus kur është në formë të plotë”, theksoi Limpar.

Ai shtoi se Gyokeres mund të mësojë nga Kai Havertz.

“Kur luajnë topin te Havertz, ai kurrë nuk e humb topin, dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha si lojtar. Por Havertz nuk është aq i shpejtë sa Viktor, dhe nuk ka nuhatjen për gol që ka ai.

Nëse Viktor përmirëson teknikat e tij çdo ditë në stërvitje, për të marrë dhe mbajtur topin dhe për t’u përfshirë më shumë në lojë, ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj të Arsenalit”, përfundoi Limpar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot