Tudor për gabimet e Kinskyt

- Bota Sot

Tudor për gabimet e Kinskyt

Antonin Kinsky mori vëmendjen në në Champions League.

Kjo pasi portieri çek i Tottenhamit, pësoi tre gola brenda 15 minutave, dy prej tyre erdhen si pasojë e gabimeve të tij, derisa trajneri Igor Tudor e largoi menjëherë nga loja, në minutën e 17-të.

Tudor pas ndeshjes tha se nuk ishte i penduar për aktivizimin e Kinskyt nga minuta e parë pasi ishte zgjidhja e duhur, por ajo çfarë ndodhi në fushë tha se nuk ka parë për 15 vite diçka të tillë.

“Ndodh shumë rrallë, kam qenë trajner për 15 vjet dhe nuk e bëj kurrë këtë. Ishte e nevojshme ta bënim këtë, të ruanim lojtarin dhe ekipin.

Situatë e pabesueshme.

Para ndeshjes ishte zgjedhja e duhur, në momentin që ndodhemi.

Tony Kinsky është një portier i mirë. Ishte vendimi i duhur.

Pas kësaj, është e lehtë të thuash se nuk është vendimi i duhur. Fola me Tonyn më pas ndeshjes, i thashë se ai është lojtari i duhur, një portier i mirë, por për fat të keq kjo ndodh në këtë ndeshje të madhe, gabime të mëdha.”, ka deklaruar Tudor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot