Aston Villa ballëlart

- Bota Sot

Aston Villa ballëlart

Kanë përfunduar takimet e para për sot për fazën e 1/16-ve në Europa League, ndeshjet e vajtjes. 

Porto mori një fitore të madhe 1-2 në transfertën ndaj Stuttgart, falë golave të Terem Moffi 21′ dhe Rodrigo Mora 27′.

Të dy golat e ekipit portugez erdhën pas humbjes së topit në rastin e parë nga portieri vendas, në rastin e dytë nga mbrojtja. Për gjermanët ngushtoi shifrat Deniz Undav në minutën e 40-të, pasi një aksioni të gjatë dhe finalizimit perfekt të sulmuesit vendas.

Pjesa e parë mbyllet 1-2 për portugezët, por rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.

Aston Villa po ashtu mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lille, 0-1, me golin e shënuar nga Ollie Watkins në pjesën e dytë. Në sfidën e fundit, Panathinaikos fitoi në Athinë 1-0 ndaj betis, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Vicente Taborda në minutat e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot