Tre persona arrestohen në Prizren, konfiskohen substanca nar*koti*ke

- Gazeta e Prizrenit

Tre persona arrestohen në Prizren, konfiskohen substanca nar*koti*ke

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Tranziti i Ri”.

Gjatë kontrollit të tre të dyshuarve, si dhe në banesën që ata kishin në shfrytëzim, policia ka gjetur dhe konfiskuar 76.3 gram substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe 20.2 gram substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe një peshore dixhitale, qese për paketimin e narkotikëve, katër telefona mobilë si dhe para të gatshme.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit