Jo vetëm Jasir Asani

- Bota Sot

Jo vetëm Jasir Asani

Lufta dhe kaosi në Iran, ka detyruar klubet e këtij shteti që t’i japin leje futbollistëve të largohen përkohësisht, derisa të ketë një stabilitet.

Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani, para pak ditësh u shpreh se do të stërvitet me Partizanin, ndërsa ekziston edhe mundësi për të vëshur sërish fanelën e kuq të kryqeyetasve, nëse lufta dhe pasiguria zgjat në Iran.

Por Asani nuk është i vetmi, një tjetër emër që ka spikatur në Superiore dhe bën pjesë në ligën iraniane te klubi i Tractor është sulmuesi Regi Lushkja.

Edhe në këtë rast, Lushkja mund t’i bashkohet Egntias, nëse klubi aktual miraton lejen për të ruajtur formën e futbollistit deri në një moment të dytë. Gjithçka do të varet nga ecuria e ngjarjeve në Iran, ndërsa nuk ka një “kornizë” të qartë se çfarë mund të ndodh, aty ku dinamikat ndryshojnë me orë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot