A do të luajë Kane ndaj Leverkusenit? Përgjigjet Kompany

- Bota Sot

A do të luajë Kane ndaj Leverkusenit? Përgjigjet Kompany

E gjithë vëmendja e futbollit gjerman është përqendruar te përballja mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, por dilema kryesore para kësaj ndeshjeje mbetet nëse Harry Kane do të rikthehet në formacionin titullar.

Pas dy ndeshjeve pa sulmuesin anglez, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për aktivizimin e tij në sfidën e rëndësishme në krye të tabelës.

Në konferencën për media të së premtes, Kompany la të hapur mundësinë që Kane të jetë pjesë e skuadrës.

“Ai mund të luajë nesër. Ka zhvilluar një javë të plotë stërvitjeje dhe nuk kemi marrë asnjë rrezik me të,” u shpreh trajneri belg.

Kompany theksoi gjithashtu se skuadra nuk duhet të humbasë përqendrimin pavarësisht avantazhit në renditje.

“Nuk duhet të humbasim fokusin, edhe pse kemi një epërsi prej 11 pikësh. Nëse Harry është i gatshëm, atëherë do të luajë. Ende po mbledhim informacione për gjendjen e tij sot,” shtoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot