Ferland Mendy mungon ndaj Elches dhe Manchester Cityt

- Bota Sot

Ferland Mendy mungon ndaj Elches dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Ferland Mendy, do të mungojë në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Elche CF si dhe në përballjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Francezi u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e pjesës së parë gjatë ndeshjes së parë ndaj Manchester City, pasi ndjeu shqetësime muskulore.

Ekzaminimet e para tregojnë për një problem në kofshë, që do ta mbajë jashtë fushave të paktën për disa ditë.

Për shkak të këtij dëmtimi, Mendy nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kampionatit ndaj Elche dhe pothuajse me siguri do të humbasë edhe sfidën e kthimit në Champions League që do të luhet në “Etihad”.

Kjo është një goditje për Real Madridin, pasi mbrojtësi francez sapo ishte rikthyer nga një periudhë e gjatë jashtë fushave dhe pritej të ishte titullar në ndeshjet vendimtare të kësaj periudhe. Në mungesë të tij, trajneri pritet t’i besojë krahun e majtë mbrojtësit Fran García ose një zgjidhjeje alternative në mbrojtje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot