Fundjavë e nxehtë në Superligën e futbollit, tri duele të rëndësishme në program

- Bota Sot

Fundjavë e nxehtë në Superligën e futbollit, tri duele të rëndësishme në program

Xhiroja e 24-të e Supërligës së futbollit në Kosovë, pritet të sjellë një fundjavë shumë interesante, me disa përballje të rëndësishme që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në luftën për titull, Evropë dhe mbijetesë.

Prishtina do të luajë derbin lokal ndaj Prishtina e Re dhe synon t’i afrohet kreut të tabelës. Kryeqytetasit luajnë si vendas pa praninë e tifozëve, vendim i marrë nga organet disiplinore të federates së Kosovës. Kryeqytetasit aktualisht kanë pesë pikë më pak se liderja dhe një fitore do t’i mbante në garë për titull.

Në përballjen tjetër Gjilani pret Drenicën, ku vendasit me një fitore mund të afrohen në zonën që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, ndërsa Drenica kërkon pikë të rëndësishme për t’u larguar nga fundi i tabelës.

Ndërkohë, Malisheva do të përballet më Ferizajin, një duel me rëndësi për objektivat e dy skuadrave, Malisheva synon Evropën, ndërsa Ferizaj lufton për mbijetesë.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen sot më 14 mars 2026, nga ora 13:00, duke premtuar një fundjavë të zjarrtë për futbollin Kosovar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot