Qetëson kampin bavarez pas dëmtimeve

- Bota Sot

Qetëson kampin bavarez pas dëmtimeve

Pas fitores 6-1 në Bergamo, Bajerni ishte shumë i shqetësuar për tre lojtarë të dëmtuar.

Të premten, trajneri Vinsent Kompani dha disa lajme më qetësuese, duke thënë se do të duhet të bëj pa Jonas Urbig, Alfonso Dejvis dhe Jamal Musiala vetëm për një periudhë të shkurtër.

“Po e diskutojmë me mjekët, shpresojmë që Urbig të rikthehet diku javën e ardhshme,” tha Kompani. Meqenëse edhe Nojer nuk pritet të rikthehet deri pas pushimit të kombëtareve, Sven Ulrajsh do të jetë të paktën portieri titullar të shtunën në Leverkusen. “Ule është një personalitet i fortë dhe një portier me shumë përvojë,” tha Kompani, duke shprehur besimin e tij te 37 vjeçari.

Drejtori sportiv Eberl shtoi: “Ai gjithmonë e ka pranuar rolin e tij pa u ankuar, gjithmonë ka ndërhyrë kur dikush është dëmtuar dhe gjithashtu e pranoi kur ne sollëm një portier tjetër, Jonas Urbig.”

Alfonso Dejvis pësoi një tërheqje në kofshë dhe nuk do të udhëtoj me kombëtaren. Ai nuk do të jetë në dispozicion as pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, këmba e operuar e Jamal Musiala reagoi negativisht, “ai mund të jetë në gjendje të stërvitet në fillim të javës së ardhshme,” tha Kompani në mënyrë të paqartë.

Në përgjithësi, për dëmtimet ai përfundoi: “Mund të kishte qenë edhe më keq.” Kompani e la të hapur pjesëmarrjen e Herri Kejn. “Është e mundur, do ta diskutojmë më tej.”

Sulmuesi qëndroi në stol gjatë gjithë 90 minutave në Bergamo, pasi Bajerni nuk donte të rrezikonte pas një problemi në pulpë. “Nuk duhet të humbasim fokusin, është ende sport profesionist.

Nëse marrim sinjalin se Herri mund të luaj, atëherë ai do të luaj.” Bajerni, ende i pamposhtur në ndeshjet jashtë fushe këtë sezon, është i vendosur të fitoj në Leverkusen, siç e bëri shumë të qartë Kompani. Barazimi 1-1 i Leverkusen kundër Arsenalit është një element i dobishëm për përgatitjet e tij.

“Rezultati tregon se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Ata ishin të vështirë për tu mundur dhe meritonin më shumë nga ajo ndeshje.

Për mua është perfekte sepse Arsenali pati vështirësi.” Që nga barazimi 0-0 në Leverkusen shkurtin e kaluar, Bajerni nuk ka dështuar të shënoj në kampionat. Kompani ka gjasa të bëj një ose dy ndryshime, por në fakt nuk ka ndonjë arsye të fortë për rotacion. Olise dhe Xhoshua Kimish, të cilët janë të pezulluar për ndeshjen e dytë kundër Atalantës, pritet pothuajse me siguri të jenë titullarë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot