Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në “Shtëpinë e Futbollit”

- Bota Sot

Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në “Shtëpinë e Futbollit”

Elite Youth Development Academy, projekti i FSHF-së për zhvillimin e futbollistëve të rinj, vazhdon të ofrojë trajnim dhe përvojë praktike për talentet e ardhshme të futbollit shqiptar.

Futbollistët e Akademisë stërviten intensivisht, jetojnë dhe trajnohen së bashku, duke përfituar një mjedis profesional dhe të përqendruar në zhvillimin e aftësive të tyre.

Në kuadër të këtij programi, ekipet e Elite Youth Academy zhvilluan ndeshje miqësore në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi U14 u përball me Shënkollin U15, ndërsa ekipi U16 luajti kundër Partizanit U17.

deshjet ofruan mundësinë për testimin e njohurive të fituara gjatë stërvitjeve, përforcuan bashkëpunimin në ekip dhe dhanë një panoramë të qartë mbi progresin e lojtarëve të rinj.

Ky projekt synon të zhvillojë talente të reja, duke krijuar një urë të fortë mes stërvitjes, përvojës konkurruese dhe edukimit profesional në futboll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot