Sfida e Premier League, West Ham përballë gjigantit City

- Bota Sot

Sfida e Premier League, West Ham përballë gjigantit City

Premier League rikthehet me një përballje interesante në “London Stadium”, ku West Ham United pret udhëtarët e fuqishëm, Manchester City-in. Ndeshja do të zhvillohet sonte më 14 mars 2026, me fillim nga ora 21:00.

Man City hyn në këtë ndeshje si favorit historik, me fitore në 19 nga 22 takimet e fundit kundër West Ham, derisa ky i fundit kërkon pikë për të qëndruar larg zonës së rënies dhe shpreson të shkaktojë surprizë në shtëpi.

Formacionet e mundshme:

West Ham (4-5-1): Hermansen; Wan-Bissaka, Mavropanos, Disasi, Diouf; Bowen, Souček, Magassa, Fernandes, Traoré; Castellanos.

Manchester City (4-1-3-2): Donnarumma; Nunes, Guéhi, Dias, Aït-Nouri; Rodri; Cherki, Silva, O’Reilly; Semenyo, Haaland.

Ndeshja pritet të jetë e tensionuar, me City në kërkim të tre pikëve për titull dhe West Ham duke u mbrojtur për çdo shans të fitores.



Lexoni të gjitha në Bota Sot