Bayer barazon me Bayernin në një ndeshje me një të skuqur

- Bota Sot

Bayer barazon me Bayernin në një ndeshje me një të skuqur

Bayer Leverkuseni ka barazuar me rezultat 1:1 me Bayern Munihun, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga I.

Në Leverkusen ishte atmosferë e bukur, ndërsa Bayerni, mbeti pa një lojtar nga minuta e 42-të por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan vendasit.

Nicolas Jackson u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje “horror” ndaj Martin Terrier.

Garcia shënoi në minutën e 6-të për Leverkusenin dhe Diaz në minutën e 69-të për Bayernin.

Bayerni kryeson me 67 pikë e Lerverkusen renditet në pozitën e 6-të me 45 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot