Pogradeci i pathyeshëm

- Bota Sot

Pogradeci i pathyeshëm

Pogradeci mundi me lehtësi 3-0 Dinamon (25-16, 25-19, 25-17) dhe udhëheq i vetëm renditjen e Superligës pas ndeshjeve të javës së 12-të.

Një përballje që pritej me interes, pasi në kryeqytet luanin dy ekipet më të mira, por fusha tregoi se Pogradeci ishte shumë më lart dhe e meritoi fitoren.

Në vendin e dytë ngjitet Tirana, që triumfoi 3-0 në Shkodër (25-18, 25-19, 25-19). Një ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që ndajnë vendin e dytë bashkë me Dinamon.

Pa probleme fiton edhe Partizani, që në Farkë mundi 3-0 Korabin (25-18, 25-15, 25-15) dhe siguron play off-in.

Në Korcë, skuadra e Skënderbeut triumfoi 3-0 ndaj Teutës (25-15, 25-17, 25-21), një përballje e komanduar dhe fituar me meritë nga vendaset, që konslidojnë vendin e katërt në renditjen provizore.

Superliga-Femra, java e 12-të

Korabi – Partizani, 0-3

Vllaznia – Tirana, 0-3

Dinamo – Pogradeci, 0-3

Skënderbeu – Teuta, 3-0

Renditja: Pogradeci 33 pikë, Tirana 30 pikë, Dinamo 30 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Partizani 16 pikë, Vllaznia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Korabi 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot