Futbollisti nga Kosova, Benjamin Kololli, nuk gjen mëshirë në zemrën e tij teksa afrohet për të ekzekutuar penalltinë.
Ai qetësisht e shënon dhe i jep avantazhin FC Sionit ndaj FC Zurich-ut.
Por pas fitores, bëhet e qartë se Kololli ende ndjen për klubin ku ka luajtur më shpesh gjatë karrierës së tij.
“Anësori ka bërë 92 paraqitje me fanellën e Zurich. Prandaj e shqetëson situata aktuale e skuadrës”, shkruan media zvicerane Blick”.
“Është e vështirë të shohësh FC Zurich në këtë gjendje,” tha ai pas fitores 2:1 të Sionin në Letzigrund.
“Kam ndjesinë se FC Zurich ka humbur pak identitetin e tij”, tha Kololli.
Pastaj ai dërgon urimet e tij të sinqerta për Zurich: “Shpresoj që të kenë një sezon më të mirë vitin e ardhshëm. Mendoj se tani mund të përgatiten mirë për këtë”.
Sioni është në vend të pestë me 45 pikë dhe Zurich në pozitën e 10-të me 31 pikë..