Papa Leo XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Dhuna nuk mund të çojë në drejtësi

- Bota Sot

Papa Leo XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Dhuna nuk mund të çojë në drejtësi

Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme.

Papa Leone theksoi se dhuna nuk mund të çojë kurrë në drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që njerëzit presin.

“Të dashur vëllezër dhe motra, për dy javë popujt e Lindjes së Mesme kanë vuajtur dhunën e tmerrshme të luftës. Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ripërsëris afërsinë time me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në sulmet që kanë goditur shkollat, spitalet dhe zonat e banimit. Në emër të të krishterëve të Lindjes së Mesme dhe të të gjitha grave dhe burrave me vullnet të mirë, u drejtohem atyre që janë përgjegjës për këtë konflikt. Armëpushim! Le të rihapen shtigjet e dialogut”, tha Papa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot