Barcelona mbaron punë ndaj Sevilla që në pjesën e parë

- Bota Sot

Barcelona mbaron punë ndaj Sevilla që në pjesën e parë

Barcelona është duke fituar 3-1 ndaj Sevilla-s pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Katalanasit shënuan dy herë me Raphinha nga pika e bardhë e penalltisë, në të dy rastet e fituar pas faullit në zonë ndaj Joao Cancelo.

Në minutën e 9-të, Raphinha shënoi me panenka nga pika e bardhë.

Në minutën e 21-të, braziliani sërish u tregua i saktë nga 11-metrat, këtë herë duke shënuar me një goditje të fortë me të majtën.

Në minutën e 38-të, ishte radha e Dani Olmo për të gjetur golin, duke shënuar me të djathtën brenda zonës.

Në minutën e fundit shtesë, Sevilla gjen golin e parë me Oso, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda zonës pas asistit të Juanlu Sanchez. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për katalanasit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot