I ka tre shqiptarë në skuadër

- Bota Sot

I ka tre shqiptarë në skuadër

Legjenda e futbollit anglez, Ashley Cole është bërë trajner i skuadrës së njohur në Serie B, Cesena.

Sot, klubi italian e zyrtarizoi në stol ish-mbrojtësin e Chelseat.

45-vjeçari asnjëherë nuk ka qenë trajner i ndonjë klubi të madh dhe kjo është hera e parë e tij në karrierë.

Në të kaluarën, Cole ishte asistent trajner te Chelsea, Kombëtarja e Anglisë, Evertoni dhe Birmingham City.

Në shumicën e kohës, Cole punoi së bashku me legjendën tjetër të futbollit anglez, Frank Lampard.

Kujtojmë që në skuadrën italiane, trajneri Cole ka tre lojtarë shqiptarë: Giacomo Vrioni, Cristian Shpendi dhe Frederik Tosku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot