Chelsea do të ankohet

- Bota Sot

Chelsea do të ankohet

Chelsea pritet të bëjë një ankesë zyrtare te Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) pas një situate të pazakontë që ndodhi para ndeshjes kundër Newcastle United.

Sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, gjyqtari i takimit qëndroi në mes të rrethit që lojtarët e Chelsea kishin formuar para fillimit të ndeshjes, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te klubi londinez.

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, shpjegoi se vendimi për t’u mbledhur rreth topit ishte marrë nga vetë lojtarët për të treguar unitet para ndeshjes.

“Lojtarët e mi morën një vendim pasi donin të mblidheshin rreth topit për të treguar unitet. Nuk ishte vendimi im”, tha Rosenior.

Ai u shpreh gjithashtu i zhgënjyer nga reagimi i gjyqtarit, duke theksuar se nuk kishte asgjë mosrespektuese në atë veprim.

“Jam i zhgënjyer nga gjyqtari, sepse nuk ka asgjë mosrespektuese në këtë gjë. Do të flas me PGMOL dhe me gjyqtarët për të kuptuar pse ndodhi kjo”, shtoi trajneri.

Rosenior theksoi gjithashtu se sipas rregullores, lojtarët mund të qëndrojnë ku të duan në fushë para fillimit të ndeshjes dhe se gjithçka lidhet vetëm me momentin kur duhet të nisë loja.

“Na është thënë se sipas rregullores mund të jesh ku të duash në fushë dhe gjithçka ka të bëjë me kohën. Unë thjesht dua të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë”, përfundoi ai. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot